Prishtina. Foto: Kallxo.com

Moti i Ngrohtë në Javën e Ardhshme

Në mes 30 dhe 36 gradë do sillen temperaturat maksimale në pesë ditët e ardhshme. Parashikimi është bëri i ditur nga Instituti Meteorologjik.

“Një gjendje e tillë me temperatura të larta do të vazhdoj deri ditën e enjte ,ku më tej mbi vendin tonë do të vijnë masa të ajrit me presion të ulët të cilat do të ndikojnë në uljen e temperaturave maksimale. Një situatë e tillë e motit nuk do të jetë edhe në vise me lartësi mbidetare mbi 800m, pasi që atje maksimalet do të shënojnë vlerat rreth 30 gradë Celsius” thuhet në njoftimin e IHMK-së
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 30-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi deri 12m/s.
Pas këtyre temperaturave të larta , gjatë vikendit pritet të kemi ulje të temperaturave maksimale dhe kushte tjera meteorologjike.