Foto: RTV 21

Moti i vranët, me reshje lokale shiu

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit”, ka njoftuar IHMK.