Messi e dëshiron Neymarin para Griezmannit në Barcelonë

Barcelona prej largimit të Neymarit nuk ka arritur ta zëvendësoj brazilianin, ani pse ka transferuar lojtarë me çmime marramendëse, por boshllëkun e brazilianit s’po arrij ta mbuloj askush.

Në media është raportuar se Antoine Griezmann, pasi e konfirmoi largimin e tij nga Atletico Madrid do të transferohet në Barcelonë, por kështu nuk mendon Lionel Messi.

Sipas “RMC Sport”, Lionel Messi i ka thënë Barcelonës se dëshiron transferimin e Neymarit në Barcelonë, e jo francezin Griezmann.

Neymar flitet se nuk është i lumtur te PSG-ja dhe dëshiron të rikthehet në ‘Camp Nou’.