Distria Krasniqi - ARKIV

Kosova kryeson listën me medalje në ‘Tashkent Grand Prix 2018’ (Foto)

Xhudoja kosovare po arrin suksese shumë të mëdha në garat ndërkombëtare.

Kështu ka ndodhur edhe në kompeticionin “Tashkent Grand Prix 2018”, që është zhvilluar në Uzbekistan, ku xhudistet tona kanë shkëlqyer.

Sportistet kosovare nga Tashkenti kthehen me tri medalje të arta dhe një të argjendtë.

Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka kanë fituar medalje të arta.

Ndërsa Nora Gjakova e fitoi të argjendtën.

Kështu pas suksesit të xhudisteve tona, Kosova e kryeson tabelën si ndër përfaqësueset më të suksesshme në “Tashkent Grand Prix 2018”.

Renditja e Kosovës në ‘Tashkent Grand Prix 2018’ (Foto: IJF)