Hekuran Kryeziu rikthehet në stërvitje (Foto)

Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu, është rikthyer të stërvitet sot së bashku me bashkëlojtarin e tij Benjamin Kololli.

Kryeziu kishte pësuar një lëndim të vogël gjatë vikendit duke luajtur me skuadrën e Zurich-ut.

Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli janë stërvitur veçmas nga ekipi i kombëtares së Kosovës.

Kryeziu nesër sigurt nuk do të jetë i gatshëm për lojën ndaj Danimarkës, e cila zhvillohet  në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Bernard Challandes sot në konferencë për media.

Ndërsa për Benjamin Kolollin nuk dihet se a do të luajë nesër apo do të pushojë edhe ai së bashku me Kryeziun.

Kosova sot ka mbajtur stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme ndaj Danimarkës.