Mesfushori i lënduar i bashkohet ekipit të Kosovës, por nuk është i sigurt për lojë

Lojtari i Zurichut, Hekuran Kryeziu, i është bashkuar Përfaqësueses së Kosovës në stërvitje, por mbetet në dyshim paraqitja e tij ndaj Danimarkës, pasi pësoj një lëndim tek ekipi i tij në fundjavë.

Kurse gjendja e tij pritet të shihet nga trajneri Bernard Challandes, sot gjatë seancës stërvitore.

Ndërsa sipas njoftimit të FFK-së, atmosfera në ekip  para ndeshjes është shumë e mirë.

Kosova ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës e zhvillon nesër në stadiumin “Fail Vokrri” me fillim nga ora 19:00.