A do të rikthehet Hekuran Kryeziu për sfidat jetike të nëntorit për Kosovën

Kosovën në nëntor e presin dy sfida të jashtëzakonshmit të vështira në kuadër të kualifikueseve për EURO 2020.

Përfaqësuesja jonë do të ndeshet me Çekinë me 14 nëntor, ndërsa tri ditë më vonë luan me Anglinë në Prishtinës.

Kosova duke u bazuar në performancën e ndeshjeve të fundit ka gjasa reale të kualifikohet, kështu që drejtë Çekisë udhëton për fitore, e në rast se arrihet trepikëshin në duel me çekët, atëherë kualifikimi pothuajse do të ishte i sigurt.

Nga FFK kanë thënë se në nëntor Kosova do t’i ketë dy prurje të mëdha, derisa mësohet se fjala është për Elvis Rexhbeçajn dhe Leon Dajakun.

Megjithatë këto nuk janë i risitë e vetme pasi në nëntor Kosovës pritet t’i kthehet ylli i mesfushës, Hekuran Kryeziu i cili pësoi një lëndim të rëndë 7 muaj më parë.

Kryeziu ka nisur stërvitjet te Zurichu dhe po besohet se do të jetë gati shumë shpejt. Një tjetër lojtar që i kthehet Kosovës është Besar Halimi i cili mungoi me Malin e Zi për shkak të kartonëve të verdhë.