Kryeziu: I respektojmë kundërshtarët si Anglia, por nuk u frikësohemi

Protagonist i radhës në ciklin e intervistave për UEFA ishte mesfushori i kombëtares së Kosovës dhe anëtari i Cyrihut, Hekuran Kryeziu.

Gjatë kësaj interviste Hekuran Kryeziu tregon se Kosova është një vend që jeton me futbollin dhe njerëzit janë të pasionuar pas sportit më të popullarizuar në botë.

“Njerëzit në Kosovë gjithmonë përcjellin futbollin dhe ligat ndërkombëtare, dhe nëse vendi i tyre luan kundër kombëtareve të mëdha, si për shembull kundër Anglisë në kualifikimet për Euro 2020, atëherë pa dyshim është ndjenjë e madhe për ta të shohin ekipin e tyre në stadium. Deri tani i kemi pasur tri ndeshje në shtëpi dhe për secilën ndeshje biletat shiteshin brenda një ore”, ka theksuar Kryeziu.

Sa u përket kualifikimeve për Euro 2020 Kryeziu është shprehur: “Do të jetë një përvojë e re për secilin prej nesh dhe definitivisht do të jetë më e vështirë se Liga e Kombeve. Por pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i ri, nuk duam të fshihemi. Ne i respektojmë kundërshtarët tanë, por nuk iu frikësohemi. Ne do të përpiqemi të rrëmbejmë pikë nga kombëtare të mëdha si Anglia”.

Kujtomë se Kosova do të luajë me Danimarkën me 21 mars miqësore në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kurse me 25 mars do të luajë me Bullgarinë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Me Danimarkën ndeshja fillon në orën 19:00.

Ndërsa me Bullgarinë në ora 20:45.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:

www.kallxo.com