Granit Xhaka lojtari i ndeshjes, De Gea lojtari më i dobët (Foto)

Arsenal e ka mposhtur Manchester Unitedin me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 30-të në Premierligë.

Në fitoren e ‘Topçinjve’ Granit Xhaka realizoi një super gol dhe pati paraqitje të mirë gjatë tërë ndeshjes.

Xhaka është vlerësuar nga ‘Whoscored.com’, faqe e statistikave si lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.2.

Kurse portieri i Manchester Unitedit David de Gea, si dështimi i ndeshjes me notën 4.7.