Gjilani dhe Trepça ’89 kërkojnë mbetjen në Superligë përmes barazhit (FOTO)

Gjilani në xhiron e fundit në Superligen e Kosovës është mposhtur nga Ferizaj me rezultat 2-1.

Ferizaj pas kësaj fitoreje pozicionohet në vendin e pestë me 46 pikë.

Ndërsa Gjilani mbetet në vendin e 10-të me 38-të, pozitë kjo që e detyron këtë skuadër të kërkoj mbijetesën në Superligë përmes barazhit.

Trepça ’89 e ka mposhtur me rezultat të thellë 4-0 KEK-un, mirëpo kjo fitore nuk i ka mjaftuar që t’i ik zonës së barazhit.

Skuadra mitrovicase tani pozicionohet në vendin e nëntë me 42 pikë edhe është në zonën e barazhit, mbetjen në Superligë do ta kërkoj përmes ndeshjes së barazhit.