FOTO: Leicesteri kujton presidentin që bëri revolucion në klub e në qytet

Ish-presidenti i Leicester Cityt, Vichai Srivaddhanaprabha, ka vdekur të shtunën mbrëma pas një aksidenti me helikopterin e tij privat.

Kjo ngjarje ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes Leicester City – West Ham, ndeshje kjo që përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Mediat angleze kanë shkruar një historik të shkurtër për ish-presidentin Vichai, që prej ardhjes së tij në krye të klubit e deri në përfundimin e tij tragjik.

60 – vjeçari e kishte blerë Leicesterin në vitin 2010 për 39 milionë funte, ndërsa vetë klubi kishte borxhe që kapte shifrën e 100 milionë eurove, por ai arriti t’i fshinte të gjitha borxhet.

Vichai kishte dhuruar 1 milion funte për departamentin mjekësor të Leicesterit, 1 milion funte për infermierinë qendrore në Leicester dhe 2 milionë funte për ndërtimin e spitalit për fëmijë.

Ai u dhuroi fansave të skuadrës së tij pije falas, ëmbëlsira falas, udhëtime të organizuara falas për ndeshjet si mysafirë.