Formacionet zyrtare: Ajax –Tottenham (FOTO)

Janë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen Ajax – Tottenham, që zhvillohet në kuadër të ndeshjes kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në “Johan Cruijff Arena” prej orës 21:00.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Londër, kishte përfunduar me fitoren e Ajaxit me rezultat 1-0.

Tottenham në këtë ndeshje do të luajë me mungesa si Harry Kane, Sanchez dhe Winks.

Ndërsa Ajax nuk do të ketë mungesa në këtë lojë.