FIFA pezullon kreun e Federatës së Futbollit në Afganistan

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) e ka pezulluar përkohësisht kreun e Federatës së Futbollit të Afganistanit, mbi dyshimet për abuzime fizike dhe seksuale të lojtareve në ekipin e futbollit të femrave.

Pezullimi i Keramuudin Karim vlen për të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në periudhën 90 ditë. FIFA tha se masa u ndërmor pas zhvillimit të hetimeve të raportuara nga mediat lokale.

Ish-drejtuesi i departamentit të futbollit të grave, Khalida Popal, trajneri i ekipit Kelly Lindsey, dhe lojtarët Mina Ahmedi dhe Shabnam Mobarez akuzuan zyrtarët e federatës për abuzim në një raport të botuar muajin e kaluar nga gazeta britanike, Guardian.

Ata i thanë gazetës se abuzimi ndodhi brenda Afganistanit dhe në një kamp trajnimi në Jordani, në shkurt. Presidenti afgan, Ashraf Ghani tha se informacionet ishin “tronditëse për të gjithë afganët”.