
Ilustrim
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Angli U21- Kosovë U21
22.7.2019 - 17:46
Federata e Futbollit e Anglisë ka bërë të ditur se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Europian, Angli U21- Kosovë U21, që do të zhvillohet me 9 shtator në stadiumin e Hull Cityt.
Kosova U21 në dy ndeshjet e para për kualifikimet e europianit 2021, i ka shënuar dy fitore, ndaj Andorrës si mysafire me rezultat 4-0, dhe si vendas ndaj Turqisë me rezultat 3-1.
Biletat e kësaj ndeshje mund t’i blini duke klikuar KËTU.