Carragher: Liverpool mund ta fitojë Champions Leaguen

Ish mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka thënë se Liverpooli mund ta fitojë Champions Leaguen këtë sezon.

Pas fitores së “redsave” kundër Bayern Munichut, Carragher ka lavdëruar edhe qendërmbrojtësin Van Dijk, duke thënë se pati një perfomancë të madhe, shkruan Goal.com.

“Performanca më e madhe sonte ishte e Van Dijk, dhe mendoj se është një nga performancat më të mira të Liverpoolit në udhëtim, këtë sezon. Dhe nëse ata mund ta mbajnë formën që po kalojnë tani, mund ta fitojnë Champions Leaguen”, ka thënë Carragher.

Liverpooli mposhti Bayernin në ndeshjen e dytë në të 16-tën e finales me rezultat 3-1, ndërsa ndeshja e parë në “Anfield” kishte përfunduar 0-0.

Sezonin e kaluar ekipi anglez kishte arritur deri në finale, ku ishin mposhtur nga Real Madrid.