Basketboll, Ylli tregohet i fortë edhe për Ponte Prizrenin (Foto)

Pasi e mposhti Rahovecin, skuadra e Yllit në xhiron e 25-të e ka mposhtur edhe Ponte Prizrenin, me rezultat 88:83.

Ponte Prizreni e nisi mirë ndeshjen pasi çerekun e parë e mbylli me 12 pikë epërsi 18-30.

Por mysafirët nuk arritën ta ruajnë epërsinë në çerekun e fundit dhe e humbën lojën.

Koshashënuesi më i mirë te Ylli është Garrius Holloman me 29 pikë.

Ndërsa te Ponte Prizreni, Malcolm Canada me 23 pikë.

Pas kësaj fitoreje Ylli mbetet në vendin e dytë me 43 pikë.

Ndërsa, Ponte Prizreni në vendin e katërt me 37 pikë.