Foto: Atdhe Mulla-Kallxo.com

Basketboll, vajzat: Prishtina e mposht Bashkimin në fazën finale të play –off-it (FOTO)

Klubi basketbollistik Prishtina në kategorinë e vajzave, e ka mposhtur Bashkimin në palestrën “Sezai Surroi”, me rezultat 79-77, në ndeshjen e tretë të fazës finale të play-off-it.

Prishtina e nisi më mirë ndeshjen në çerekun e parë dhe të dytin. Rezultati pas dy çerekëve ishte 41-26 për Prishtinën.

Në çerkun e tretë përsëri triumfuan vajzat prishtinase.

Ndërsa çerku i katërt në tërësi i takoi vendasve ku e fituan atë me rezultat të thellë 30-13, por në fund nuk i mjaftoi ta fitonin ndeshjen, pasi e humbën me rezultat 77-79.

Kujtojmë se Prishtina, tani i ka shënuar dy fitore ndaj Bashkimit, ndërsa prizrenaset e kanë vetëm një fitore.

Kush i fiton tri ndeshje shpallet kampione e sezonit 2018/19, në Superligën e vajzave.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet në mesjavë në Prishtinë.