Barcelona mposht Atletico Madridin

Barcelona e ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 31-të në La Liga.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0. Vlen të theksohet se në pjesë të parë prej minutës 28’ Atletico mbeti pa sulmuesin Diego Costa.

Barca golat i shënoi në minutat e fundit me Luis Suarezin dhe Lionel Messin.

Pas kësaj fitoreje Barcelona pozicionohet në vendin e parë me 73 pikë, 11 më shumë se Atletico Madrid.