Arbër Zeneli shënon golin e tretë personal dhe të katërtin për Kosovën

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar golin e katërt kundër Azerbajxhanit.

Goli i katërt është shënuar nga Arbër Zeneli në minutën ’76, i cili ka shënuar hat trick-un e partë të tij dhe për kombëtaren e Kosovës në një ndeshje zyrtare ndërkombëtare.

22:23

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar golin e tretë në ndeshjen me Azerbajxhanin.

Golin e tretë për “dardanët” e ka shënuar Amir Rrahmani, në minutën ’61.

Për golin e Rrahmanit ka asistuar Benjamin Kololli.

Në ndeshjen mes Kosovës dhe Azerbajxhanit është shënuar goli i dytë.

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar sërish, duke e ngritur rezultatin në 2 me 0.

Golashënues është sërish Arbër Zeneli, i cili ka shënuar në minutën ’50.

Këto janë fotot e realizuara nga fotoreporteri i KALLXO.com, Atdhe Mulla, pas shënimit të golit të dytë të Arbër Zenelit.

FOTO: Shënohet goli i parë në ndeshjen Kosova- Azerbajxhani

Ndeshja ka filluar në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja mes kombëtareve të Kosovës dhe Azerbajxhanit luhet në kuadër të Grupit 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve.

Kjo është ndeshja e fundit e grupit.

Në ndeshjen e kaluar, ndeshja Azerbajxhani-Kosova ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.

Në këtë grup, Kosova është lider me 11 pikë, e ndjekur nga Azerbajxhani me 9 pikë.