Allegri beson në kualifikimin e Juventusit ndaj Atleticos (Foto)

Trajneri i Juventusit Masimiliano Allegri, beson se Juventus do të kualifikohet për çerekfinale.

Juventus humbi mbrëmë ndaj Atleticos si mysafir me rezultat 2-0.

Skuadra italiane i duhen fillimisht dy gola që ndeshja të shkoj në vazhdime dy herë nga 15 minuta apo deri në penallti, vetëm rezultati 3-0 e kualifikon në çerekfinale.

Sot Allegri ka shkruar në Twitter, se Juventus ka 20 ditë kohë për të qenë gati për një sfide që duhet ta fitojnë.

“20 ditë, 20 ditë për të qenë gati për një sfidë që duhet jetuar dhe fituar, të gjithë së bashku. Fino alla fine”, ka thënë Allegri.

Ndeshja e kthimit luhet me 12 mars në stadiumin “Alianz Stadium” në Torino.

20 giorni. 20 giorni per ESSERE PRONTI a una sfida da VIVERE, e VINCERE, tutti assieme. Fino alla fine.

— Massimiliano Allegri (@OfficialAllegri) February 21, 2019