Aktorja e 'La Casa de Papel' del pozitive me coronavirus
Aktorja spanjolle, Itziar Ituño e cila luan rolin e inspektores së policisë në serialin e famshëm “La Casa de Papel” është infektuar me coronavirus.
Ishte vetë aktorja e cila me anë të një postimi në rrjetin social në “Instagram” ka përshkruar gjendjen e saj dhe ka konfirmuar se ka dalë pozitiv pas analizave që ka kryer për coronavirus.
“Kam pasur simptoma që nga orët e vona të pasditës ethe edhe kollë të thatë dhe sot erdhi konfirmimin se jam infektuar me coronavirus. Unë jamë mirë por kjo epidemi është ngjitëse dhe super i rrezikshëm për njerëzit që janë më të dobët. Duhet të jeni më të vetëdijshëm, mos e merrni lehtë. Qëndroni në shtëpi dhe mbroni të tjerët. Kjo nuk është e pakuptimtë, jini të vetëdijshëm, mos e merrni lehtë, ka të vdekur, ka shumë jetë në rrezik dhe ne ende nuk e dimë se sa larg do të shkojë kjo, kështu që ka ardhur koha për të marrë vaksinën e përgjegjësisë për të mirën e përbashkët . Ashtë një kohë e vetmisë dhe bujarisë! Për të qëndruar në shtëpi dhe për të mbrojtur të tjerët”, ka shkruar aktorja në “Instragram”.
Këtij mbishkrimi ajo ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi e cila tregon gjendjen e saj shëndetësore.