Foto: REL/AFP

Në Rusi rritet frikshëm numri i të prekurve me coronavirus

10 mijë e 633 persona janë regjistruar si të infektuar me coronavirus në Rusi në 24 orët e fundit.

Numri i të prekurve nga pandemia COVID-19 në këtë shtet sipas regjistrimeve ka arritur në 134 mijë e 687 persona.

Vetëm rastet e reja të konfirmuara kanë kaluar shifrën e 10 mijë e 600 ndërsa janë shënuar gjithashtu edhe 58 viktima.

Duke krahasuar numrin e të prekurve, numri i personave që kanë humbur betejën me coronavirus është dukshëm më i ulët se vendet e tjera që kanë pasur shifra të njëjta të prekurish.

Gjithsej sipas statistikave 1 mijë e 280 persona kanë vdekur nga coronavirus në Rusi.

Në listën e shteteve të ndryshme të botës ku është përhapur pandemia, prijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me gjithsej të regjistruar si të infektuar 1 milion e 160 mijë e 838 persona.

Pas ShBA-së, Spanja renditet e dyta me 245 mijë e 567 persona të infektuar me coronavirus. Italia me 209 mijë e 328 persona, Britania e Madhe me 182 mijë e 260 persona, Franca me 168 mijë e 396 persona e Gjermania me 164 mijë e 967 persona.

Gjithsej në botë janë regjistruar 3 milionë e 496 mijë e 707 raste me coronavirus. Nga këto statistika me të prekur numri i viktimave është 244 mijë e 870 ndërsa të shëruar janë 1 milion e 126 mijë e 134.