​Qershitë shërojnë reumën dhe cermën

Qershia është jashtëzakonisht e shëndetshme, pasi që përmban vitaminën esenciale C, acidin folik, kalciumin, hekurin, por edhe më të vlefshmin nga të gjithë – antocianidin.

Ndërsa marrin një ngjyrë të kuqe të errët, qershitë bëhen më të shëndetshme.

Në vitet 1950, mjeku Ludwig Koch vërtetoi se qershitë kurojnë reumatizmin dhe cermën, zvogëlojnë nivelin e acidit urik dhe trajtojnë inflamacionin.

Kështu që nëse vuani nga cerma, rekomandimi është që të përfitoni nga sezoni i qershisë dhe të hani këtë frut sa më shpesh të jetë e mundur.

Qershitë janë një ilaç natyral edhe për celulitin, parandalojnë rrudhat, stimulojnë stomakun, zorrët, pankreasin dhe tretjen, largojnë ujin nga rrjedhja e gjakut dhe për këtë arsye lehtësojnë zemrën, aktivizojnë mëlçinë dhe veshkat.

20 qershi kanë 10 herë efekt më i fortë se aspirina, dhe parandalojnë formimin e kariesit dhe pllakës dentare.

Ndryshe, cerma është një sëmundje reumatike metabolike e shkaktuar nga prania e shtuar e acidit urik, hiperuricemia në serum dhe depozitimi i kristaleve urate mono-natriumi te nyjat dhe indet e buta.

Diagnoza e kësaj sëmundjeje duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi fillimi i shpejtë i terapisë rezulton me përmirësim më të shpejtë./21Media