Moti këtë javë: Ndryshime nga e premtja

Eksperti i meteorologjisë dhe profesori universitar Sylë Tahirsylaj, ka treguar se si do të jetë moti gjatë kësaj jave në vend.

Tahirsylaj tha për KALLXO.com se gjatë tërë javës do të jetë mot i nxehtë, vetëm të premten do të ketë ulje të temperaturave.

“Vendi gjatë kësaj jave do të jetë në ndikimin e masave që vijnë nga jug perëndimi i rajonit, që janë masa të nxehta dhe të thata. Deri në ditën e premte nuk do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të luhaten nga -4 në vendet kodrinore malore, ndërsa më të lartat ditore do të shkojnë deri në +10 deri në 15 gradë celcius”, tha ai.

Ai po ashtu shtoi se ditën e premte do të ketë ulje të theksuar të temperaturave.

“Duke filluar nga dita e premte, të shtunën dhe të dielën do të ketë edhe reshje të shiut.Të premten do të jetë minimalja -5 apo -6 gradë ceclius kurse makismalja prej 1 deri në 4 gradë celcius”, tha ai.