Moti i paqëndrueshëm, pasdite rënie e temperaturave

Në pjesën e parë të ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i paqëndrueshëm, ndërsa gjatë pjesës së dytë të ditës do të ketë depërtim të masave ajrore relativisht të ftohta të cilat do të ndikojnë në rënien e temperaturave minimale deri në vlera negative.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.