Publikimi i aktgjykimeve nga gjykatat e Kosovës për muajin janar 2020

Gjykatat e Kosovës kanë vazhduar me publikimin e aktgjykimeve edhe për muajin janar të këtij viti.

Ndonëse disa ditë të muajit janar hynë në kuadër të festave zyrtare dhe rrjedhimisht nuk punohet, gjykatat e Kosovës kanë publikuar gjithsej 2173 aktgjykime, e kjo përbën një rënie  nga numri i aktgjykimeve të publikuara muajin e kaluar me gjithsej 2526 të publikuara për muajin dhjetor të vitit 2019.

Gjykata Themelore e Prishtinës edhe për muajin janar 2020 vazhdon të kryesojë për numrin e aktgjykimeve të publikuara me gjithsej 435 aktgjykime.

Gjykata Themelore e Prizrenit renditet e dyta me 417 aktgjykime e pasuar nga Gjykata Themelore e Gjakovës me 281 aktgjykime të publikuara.

Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 janar deri më 31 janar   2020 është bërë për të gjitha gjykatat e Kosovës duke u fokusuar në departamentet penale, civile, ekonomike, dhe administrative.

Po ashtu, ky monitorim ka përcjellë publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave dhe departamenteve.

Gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.

Në vazhdim janë të dhënat në formë grafike për publikimin e aktgjykimeve që janë realizuar nga të gjithë gjykatat, gjatë muajit janar 2020:

 

 

Sqarim: Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 janar – 31 janar 2020 është bërë për të gjitha gjykatat e Kosovës. Fokus kanë qenë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative. Po ashtu, ky monitorim ka përcjellë publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave dhe departamenteve. Kryetari i Gjykatës Supreme, Apelit, Kryetarët e Gjykatave Themelore, si dhe gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.

Gjatë monitorimit të aktgjykimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartpërmendur, është vërejtur se në total janë të publikuara 2,181 aktgjykime, që i bie të jenë 8 aktgjykime më shumë se ato që FOL dhe BIRN kanë shënuar në bazën e të dhënave. Ky dallim vjen si rrjedhojë e publikimit të aktvendimeve.

Edhe gjatë muajit janar është vërejtur se gjykatat kanë publikuar aktgjykime për gjyqtarët, të cilët janë avancuar në pozita më të larta, kanë kaluar në departamentin e kundërvajtjes, kanë dalë në pension apo janë suspenduar. Kjo është arsyeja pse ka dallime në numrin e gjyqtarëve në gjykata dhe numrin e gjyqtarëve që kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit janar.

*Mohim i përgjegjësisë: Ky monitorim është mundësuar me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajta e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e Lëvizjes FOL dhe BIRN Kosova dhe jodomosdoshmërisht reflekton këndvështrimet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!