Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Prishtinë - Rrahu bashkëshorten në sy të fëmijëve

 

Gjykata e Prishtinës, ka njoftuar se ka pranuar kërkesën e prokurorisë që për pandehurin B. K., të caktojë paraburgimin.

Sipas njoftimit, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit B. K., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale dhunë në familje.

Paraburgimi i është caktuar në kohëzgjatje prej 1 muaji.

Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale.

Gjykata ka gjetur se nëse i njëjti gjendet në liri mund të përsëris veprën penale pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, e cila vepër penale dyshohet se është kryer në ambiente familjare dhe atë në prezencën e fëmijëve të tyre.

Sipas komunikatës rezulton se i pandehuri është udhëzuar në të drejtën e tyre për të paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit.