Sheshi i Vushtrrisë/ Ilustrim

Policia kap të infektuarin me COVID-19 në sheshin e Vushtrrisë

Një burrë nga Vushtrria është ndalur nga Policia dje pasi nuk ka respektuar masat e vetizolimit.

Sipas njoftimit, policia ka hasur në të dyshuarin e infektuar me COVID-19 që shëtiste në sheshin e Vushtrrisë.

Ndaj të njëjtit, me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit e cila është procedurë në procedurë të rregullt.