Ilustrim

Pejë, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm seksual 

Një person është arrestuar nga policia për vepër penale “Sulm Seksual”.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në qytetin e Pejës.

Ndaj të dyshuarit prokuroria ka kërkuar paraburgim.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Në Departamentin e Krimeve të Rënda është bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një te pandehurit për veprën penale sulm seksual”, tha Nikçi.