Ilustrim

Pamje kur biznesmenit i konfiskohet Kallashnikovi

Në rubrikën ‘Policia’ e cila u transmetua në kuadër të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, Policia arrin ta arrestojë një biznesmen të dyshuar për kanosje.

Një informatë se një person i dyshuar kishte kryer një kanosje me Kallashnikov e kishte vënë në lëvizje Njësinë e reagimit të shpejtë të drejtorisë rajonale në Prishtinë.

 

Pas pranimit të kësaj informate, Policia nis zbatimin e aksionit të koduar ‘Rrjeta’ e cila e vë në pranga një biznesmen të dyshuar për kanosje me AK 47.

I njëjti arrin të identifikohet nga Njësitë e policisë derisa ishin në lëvizje me veturën e tij.

Pasi Policia arrin ta identifikojë veturën e dyshimtë, të njëjtës i vihen pas dhe e ndalojnë.

Pasi ndalohet i njëjti e pranon se kishte marrë pjesë në kanosjen ndaj personave të tjerë.

Ai ua tregon vendin se ku e kishte fshehur armën me të cilën dyshohet se kishte kryer kanosjen.

Policia me të arritur në vendin ku ai i kishte fshehur armën, zbulon se aty ishte edhe një revole si dhe arma AK 47 me të cilën ai e pranon se kishte kryer kanosjen. Poashtu në vendin e ngjarjes policia gjen edhe një qese të mbushur me plumba të kalibrave të ndryshme.

I dyshuari në momentin e zbulimit të armëve arrestohet dhe dërgohet ne stacioni policor për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme.

Siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë” në rubrikën ‘Policia”, në vendin e ngjarjes arrinë edhe njësia përkatëse për shikimin e vendit dhe për të bërë tërheqjen e armëve të zbuluara të cilat i dyshuari e pranon se i kishte në posedim.