Ilustrim

Nëna sulmohet nga vajza dhe dhëndri

Një grua ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht disa ditë më parë nga vajza dhe dhëndri i saj.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë.

I gjithë problemi sipas raportimit të gruas, ishte se pasi që jetojnë në një shtëpi të përbashkët ajo ka kërkuar që me anë të një vendimi të gjykatës, vajza dhe dhëndri t’ia lëshonin shtëpinë.

Vendimi, sipas viktimës, nuk ishte ekzekutuar ndërsa ishte sulmuar fizikisht pas kësaj kërkese.

Policia ka njoftuar se vajza dhe dhëndri i viktimës janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.