Akuzohet se e kërcënoi me fjalët ‘Kam me të mbytë ty edhe vëllain tënd’ – Gjykata e dënon me 1 vit e 3 muaj burg

Gjykata e Gjakovës ka njoftuar se A.GJ. është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim për akuzën e kansojes me vrasje të bashkëshortes së tij dhe vëllain të saj.

“Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.Gj., shtetas i Kosovës, për veprën penale “Kanosja”” – thuhet në komunikatën e gjykatës të datës 27.06.2024.

Në njoftim shpjegohet se A.Gj. akuzohet se më datën 26 maj 2024, rreth orës 18:30 në fshatin O.H., të Gjakovës, seriozisht e kishte kanosur bashkëshorten e tij Xh.Gj., me të cilën është i martuar dhe ka 3 fëmijë të përbashkët.

Kanosja potencohet të ketë ardhur pas problemeve të vazhdueshme në mes të çiftit.

Sipas gjykatës, në ditën kur kishte ndodhur kanosja, e dëmtuara kishte shkuar tek familja e prindërve të saj për qëndrim, ku shkon edhe i pandehuri dhe me të takuar të dëmtuarën i drejtohet me fjalët “ hajde se duhet mu marr vesh”, e dëmtuara refuzon duke i thënë se nuk kam çka merrna vesh me ty.

Pas kësaj, sipas gjykatës, i pandehuri e kanosë me fjalët “se kam me të vra” dhe nga brezi nxjerr mjetin armën/shkrepës e duke e mbajtur në drejtimin e të dëmtuarës i drejtohet përsëri me fjalët kanosëse “kom me të myt ty dhe vëllain tuaj”, që sipas Gjykatës, tek e njëjta ka shkaktuar frikë dhe panik.

Ky aktgjykim nuk është i plotfuqishëm, palët kanë të drejtë ankese 30 ditë prej datës së pranimit të tij në formë të shkruar.

A.Gj. do të mbetet në paraburgim deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit, përfundon njoftimi i gjykatës.

Shënim: Titulli i artikullit është edituar më 28.06.2024,ora 10:45.