Zyrtarët serbë e dinin se numrat e vdekjeve me COVID-19 ishin tre herë më shumë se që u raportuan

Zyrtarët serbë ishin të vetëdijshëm për lëshimin e mbi 10 mijë certifikatave të vdekejeve të konfirmuara me COVID-19 gjatë vitit 2020, por rreth 3 mijë e 300 ishin raportuar për publikun, sipas disa të dhënave të BIRN të sigururara nga Zyra e Statistikave në Serbi.

Në muajin maj të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë themeloi një komision për analizim të vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19, i cili më pas raportoi se numri i vdekejeve kishte qenë shumë më i lartë, 10 mijë e 356 vdekje në vitin 2020.

Zyra e Statistika të Serbisë për BIRN deklaroi se këto 10 mijë çertifikata ishin lëshuar në vitin 2020, që do të thotë se komisioni kishte shpalosur diçka që ishte e ditur për autoritetet, që numri i vdekjeve ishte tre herë më i lartë.

Kur BIRN i kishte shfaqur këto të dhëna kyreministres Ana Bërnabiq më 11 shtator, gjatë një seance të shtabit të krizave, ajo mohoi që numri i vdekjeve është raportuar si më i ulët në publik.

“A mendoni se do e bënim këtë? Pse do e bënim një gjë të tillë?” kishte thënë Bërnabiq.