Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Zubin Potok, goditet me veturë një këmbësore

Një këmbësore ka mbetur e lënduar pasi është goditur nga një veturë.

Rasti ka ndodhur në Zupqe të Zubin Potokut më 16.06.2024, rreth orës 18:25.

“I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tipit Mazda, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren  viktimë femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas policisë, këmbësorja është dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për tretman mjekësor.

“Me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregulltë”- thekson Policia.