Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zjarri në Shtërpcë përfshinë shkurre dhe shpërndahet në disa hektarë me dru

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke u hetuar një rast i zjarrvënies në Shtërpcë.

Sipas policisë në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri disa shkurre dhe më pas është shpërndarë edhe në një pjesë prej 2.5 hektar me dru.

“Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar” – thuhet në njoftim të policisë.