Zhbllokohet verifikimi i votave

Në qendrën e verifikimit të votave që kanë arritur me postë është zhbllokuar procesi i verifikimit, i cili ishte ndërprerë.

Gjatë ditës së sotme KALLXO.com raportoi për pezullimin e verifikimit.

Të gjithë personat që po qëndronin brenda sallës ku po bëhet verifikimi i votave të diasporës për zgjedhjet e 6 tetorit, ishin larguar nga aty.

Dyert e vendit ku po qëndrojnë votat ishin mbyllur me çelës dhe personat përfshirë vëzhguesit janë nxjerrë jashtë.

Skandal – Zarfet me aplikime për viza përfundojnë në thasët me vota të diasporës

.