Ilustrim

Vushtrri, arrestohet mjeku i cili iku prej vetizolimit

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një mjek pasi nuk kishte qëndruar në vetizolim sipas rekomandimeve të IKShPK-së.

Sipas njoftimit, mjeku me inicialet A.A, punëtor i Spitalit ‘Sheikh Zayed’ në Vushtrri është mbrëmë rreth orës 22:40.

“Më herët i infektuar me virusin Covid-19, i cili deklaron se para dy ditesh eshte ritestuar dhe i njëjti ka rezultuar negative sa i perket këtij virusi, mirepo i njëjti nga IKSHP eshte udhezuar që të qendrojë në vetizolim edhe per dy jave dite, mirepo nuk e ka respektuar këtë mase. Prokurori Kujdestar ndaj të njejtit ka filluar procedurë penale në bazë të nenit 249 të Kodit Penal të Kosovës, “Perhapja e sëmundjeve ngjitese”, thuhet në njoftim.

Shtabi Emergjent i Komunës e ka vlerësuar veprimin e mjekut si skandaloz e të papërgjegjshëm, që ka rrezikuar shëndetin publik të qytetarëve.

“Shtabi Emergjent Komunal po punon me përkushtim për parandalim të përhapjes së Covid 19, situata është plotësisht nën kontrollë dhe falënderojmë qytetarët për bashkëpunim si dhe stafin shëndetësor për angazhimin makismal”, thuhet në njoftim.