Vuçiq: Nuk dua ta arsyetoj vrasjen e policit, Kurti është organizatori kryesor i kaosit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se nuk dëshiron që ta arsyetoj vrasjen e policit të Kosovës në Branjska të Zveçanit, por ka tentuar të akuzojë autoritetet në Kosovë në lidhje me ngjarjet e sotme në Banjskë të Zveçanit..

“Nuk dua të arsyetoj vrasjen e policit, nuk kishte askush nevojë për këtë vepër, në veçanit jo për popullin serb, kur Kurti është organizuesi kryesor i kaosit në Kosovë”- tha Vuçiq.

Vuçiq u arsyetua për vonesën për t’u deklaruar për zhvillimet në veri të Kosovës duke thënë se i mori kohë për “ta kuptuar se çfarë ka ndodhur”.

“Na është dashur kohë që të kuptojmë vet se çka ka ndodhur ne Kosovë për të treguar të vërtetet dhe të përgatitemi për marrjen e vendimeve të duhura.  Një grup serbësh nga Kosova dhe Metohi kishte vendosur 2 kamionë si barrikada në Banjska. Pastaj vjen Policia e Kosovës dhe mundohet të largoj dhe ndodh një përleshje dhe në përleshje vritet polici dhe plagoset një person tjetër. Në 8: 57 janë mbyllur pikat kufitare, ndërsa ende vazhdojnë të shtënat dhe përleshjet. Në 10:15 shqiptarët shpallin se 4 komunat në veri janë zonë e operacionit terrorist” –  tha Vuçiq në konferencë për media.

Vuçiq tha se KFOR i ka dhënë krah Kurtit që “të merret me terrorist dhe të vret sa më shumë njerëz”

“Çfarë ka ndodhur?! Ndonëse çdo ditë kemi folur dhe kam tërhequr vërejtjen në Bruksel dhe Uashington për këtë, shumë pak nuk kanë dashur të dëgjonin serbët, pra jo nga Serbia qëndrore, por nga Kosova kanë nisur kryengritjen duke mos dashur të durojnë terrorin shqiptar. Që nga 3 tetori kur Kurti e ka larguar kolonelin Gjuriq, 62 herë është përdorur policia kundër serbëve. Vetëm pritej se kur do të provonin ata që ishin të përndjekur nga policia” – tha mes tjerash Vuçiq.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra, një u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.

Policia e Kosovës ka rrethuar të dyshuarit, rreth 30 persona – pjesëtarë të grupit të armatosur terrorist që gjenden në manastirin e Banjskës, derisa sulmet ndaj njësiteve policore po vazhdojnë.

Organet e rendit konfirmuan se tre sulmues janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar, dy prej tuyre të uniformuar dhe katër të tjerë që ndihmonin në operacion përmes radiolidhjeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se sulmi u krye nga banda kriminale e terroriste të Serbisë.

Prokuroria Speciale e Kosovës deklaroi se rasti po trajtohet si sulm ndaj rendit kushtetues, ku hynë edhe terrorizmi.

Zhvillimet pas vrasjes së policit të Kosovës në veri të vendit