Arkiv

Vrasje në tentativë, policia arreston një person e sekuestron armën me tetë gëzhoja

Në orët e hershme të mëngjesit, dje, në rrugën “Adem Jashari”  në Pejë një veturë është dëmtuar nga të shtënat me armë zjarri që u bënë nga një person i dyshuar.

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar pasi dyshohet se nga vetura e tij, për motive ende të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër.

Në veturën që shtiu me armë zjarri ishte një person.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për të shtëna me armë, policia kishte dalë në vendin e ngjarjes dhe kishte bërë ekzaminimet policore.

Aty kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikatorë, pa fishekë dhe tetë gëzhoja.

Të lënduar nga ky rast nuk ka të raportuar ndërsa vetura e viktimës është dëmtuar nga të shtënat me armë.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokuroria në Pejë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje ndërsa rasti është iniciuar si vrasje në tentativë.