Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Vrasje në tentativë në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan, një person ka raportuar se disa të dyshuar  të panjohur kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë hedhur dy granata dore në drejtim të një makinerie dhe një kontejneri.

Sipas policisë, si pasojë e kësaj janë shkaktuar dëme materiale.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore dhe është inicuar si “vrasje në tentativë”.

Rasti rapotohet të ketë ndodhur më 02.06.2024 në orën 23:45.