Vrasja në Gadime, personat e përfshirë në përleshje janë fqinj

Rreth orës 22:00 ka ndodhur një vrasje në fshatin Gadime të Lipjanit.

Nga Policia kanë konfirmuar se një person ka mbetur i vrarë e dyshohet edhe për disa të lënduar.

Burime të KALLXO.com deklarojnë se personat e përfshirë në këtë përleshje janë fqinj.

Gjithashtu, raportohet se këta të fundit kanë pasur edhe një incident para disa javësh.

Policia ka bërë të ditur se deri tani ka arrestuar një person lidhur me rastin.