Prokuroria e Gjilanit

Vrasja e katërfishtë në Pozheran, hetimet janë duke vazhduar

Në natën e 30 dhjetorit të vitit që lam pas, në Fshatin Pozheran të Vitisë, dyshohet se pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare, kryefamiljari ka vrarë me armë zjarri gruan e tij, dy djemtë dhe në fund edhe veten.

Lidhur me rastin në fjalë nga Prokuroria e Gjilanit kanë thënë se hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar dhe se akoma nuk janë mbyllur.

“Hetimet nuk janë mbyllur, Prokuroria është duke pritur raportin e autopsisë i cili akoma nuk është kthyer”, ka thënë për Kallxo.com Liridona Xheladini, zyrtare për informim në Prokurorinë e Gjilanit.

Kujtojmë se familja e cila u shua nga kryefamiljari i tyre (sipas dyshimeve), kishin ardhur për pushime nga Zvicra në Kosovë ku edhe dyshohet se janë vrarë.

Tragjedi në Pozheran të Vitisë, dyshohet për vrasje të katërfishtë