Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vrasja e dyfishtë në Pejë, reagon Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar për vdekjen e kandidatit të PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj.

Astrit Ademaj është vrarë sonte në Pejë.

“Jam shumë i tronditur me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur minuta më parë në Pejë, me ç’rast u vrit dhe kandidati për Kryetar të Komunës së Pejës nga rradhët e PDK-së, Astrit Ademaj. Shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjeve për humbjen e dy jetëve të reja”, ka shkruar Muhaxheri.

KALLXO.com mëson nga burime brenda Prokurorisë se viktima e dytë e këtij incidenti është ish- kandidati për kryetar të Deçanit nga radhët e PDK-së, Blerand Kadrijaj.

Ende deri më tani nuk ka dyshime të konfirmuara se cili ishte shkaku që çoi deri në incidentin me armë zjarri ku mbeti i vrarë edhe kandidati i PDK-së në Pejë, Astrit Ademaj.