Ilustrim

Vrasja e 37 Vjeçarit, Dorëzohet në Polici Njëri nga të Dyshuarit

Njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 37 vjeçarit nga Shipoli i Mitrovicës është dorëzuar në polici.

KALLXO.com mëson se për vrasjen është në kërkim edhe personi i dytë nga fshati Maxhunaj e Vushtrrisë.

37 vjeçari M.O. u qëlluar për vdekje në rrethana ende të paqarta në njërin nga lokalet në komunën e Graqanicës.

Sipas policisë incidenti kishte ndodhur mëngjesin e datës 3 janar.