Viola Von Cramon tek Ura e Ibrit. Screenshot: Twitter/Viola Von Cramon

Von Cramon: Edhe nëse de jure jeni zgjedhur kryetarë, ende s'e keni legjitimitetin të hyni në ndërtesat komunale

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në veri të vendit, e në fund të ditës nga Ura e Ibrit u është drejtuar qytetarëve me një video-mesazh.

Ajo tha se situata është e vështirë dhe e tensionuar dhe se ka parë shumë automjete të armatosura dhe forca të armatosura, prandaj u ka bërë thirrje kryetarëve të rinj të komunave që në këtë situatë të mos shkojnë në ndërtesat e komunave.

“Duhet ta pranoj se edhe nëse de jure jeni zgjedhur kryetarë kjo ende nuk do të thotë se e keni legjitimitetin që të hyni në ndërtesat komunale” – është shprehur ajo.