Vjosa Osmani: Unë do të votoj kundër, sepse kështu do të votoj për të ardhmen e vendit tim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetare e LDK-së i është përgjigjur akuzave  nga bashkëpartiaku i saj, Agim Veliu, i cili e quajti tradhti veprimin e Osmanit e cila u deklarua kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Parimësia tregon udhën e vërtetë edhe kur ajo është e mbushur përplot me gjemba. E unë nuk përtoj tu rrekem atyre pengesave për ta bërë të dukshme dritën edhe nëse nuk kutohet nga disa mendje shkurtër, që po më akuzojnë se unë po e tgradhtoj LDK-në dhe kërkojnë largimin tim nga LDK-ja”, tha Osmani.

“Ma tregojnë mua derën por është një derë e një udhë që unë e kam ndjekur 20 vite që jam në LDK  është ajo rrugë që ta shtron besimi qytetar dhe asaj nuk e kam në mend me iu nda kurrë as me braktisë”, shtoi ajo.

Osmani shtoi se do të votojë kundër mocionit.

“Unë u akuzova për tradhti. Nëse një qëndrim refuzues më bënë tradhtare, unë do ta mbajë këtë urdhër. Do të votoj kundër cdo mocioni që ia nxin jetën të papunit e atij qytetari që në kohë të pandemie detyrohet ta dëgjojë egon tonë për pushtet. Une do të votojë kundër, sepse kështu do të votojë për të ardhmen e vendit tim”, tha ajo.