Foto: HRT/IMS

Vjosa Osmani për aksidentin në Kroaci : Me zemër e me shpirt jemi me familjet që humbën më të dashurit e tyre

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka shprehur ngushëllime familjeve të personave që mbetën të vdekur nga aksidenti me autobus në Kroaci.

Osmani ka thënë se shteti i Kosovës do të jetë në krah të familjeve të atyre që humbën jetën dhe të lënduarve.

“Nga kontakti me Ambasadën e Kosovës në Zagreb dhe me autoritetet kroate, jam njoftuar se nga një aksident komunikacioni që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë, kanë humbur jetën tragjikisht dhjetë udhëtarë e shumë të tjerë janë lënduar.  Me zemër e me shpirt sot jemi me familjet që humbën më të dashurit në këtë tragjedi. Dhimbja është e papërshkrueshme e humbja shumë e madhe. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë! Shteti i Kosovës do të jetë në krah të familjeve të atyre që humbën jetën, sikurse edhe të të lënduarve, të cilëve ju dëshiroj shërim të shpejtë”, shkroi Osmani.

10 persona kanë humbur jetën e 30 janë lënduar në aksidentin e një autobusi që sipas autoriteteve kroate është me targa të Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur afër Slavonski Brodit.

Kroaci, 10 të vdekur në aksidentin e një autobusi, dyshohet se është nga Kosova

www.kallxo.com