Vjosa Osmani, Foto: Kuvendi i Kosoves

Vjosa Osmani paralajmëron shfuqizimin e dekretit për emërimin e djalit të Haxhi Shalës si konsull

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se emërimi i konsullit të Përgjithshëm në Pragë nuk është emërim i saj por i ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Dje gjatë ditës u raportua se djali i deputetit Haxhi Shala u emërua konsull në Pragë. Vetë Shala kishte thënë se vota e tij për ekzekutivin aktual të vendit erdhi pas tek shtëpia e tij kishin shkuar ish-presidenti Thaçi dhe ish-kryeministri Haradinaj për t’ia kërkuar atë.

“Emërimi i konsullit të Përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-Presidenti Thaçi, e jo nga unë si ushtruese e detyrës. Përkundër kërkesës sime, deri tani as edhe një dokument i vetëm nuk më është sjellë për shqyrtim, sa i përket shërbimit diplomatik, nga ana e Qeverisë”, ka shkruar Vjosa Osmani në Facebook.

Ajo ka paralajmëruar se do ta shfuqizoi dekretetin i cili bëri konsullt djalin e Haxhi Shalës në Pragë. Ndërs, e ka quajtur praktikë të keqe emërimet e konsujve në vendet ku shteti ka edhe Ambasadë.

“Konsullata e përgjithshme në Pragë dhe emërimi i konsullit të përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me çdo praktikë diplomatike të vendeve demokratike. Nuk mund të hapen konsullata të Përgjithshme në të njejtin qytet ku kemi edhe Ambasade. Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i vetëm. Është praktike e mbrapshte, te cilën duhet ta kthejmë mbare. Prandaj ato dekrete do te shfuqizohen”, ka thënë Osmani.

‘Vota e artë’, Haxhi Shala thotë se Thaçi dhe Haradinaj i shkuan së bashku në shtëpi pas mesnatës

www.kallxo.com