Vjosa Osmani

Vjosa Osmani LDK-së i duhet stabilitet

Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani, ka deklaruar se sot është e angazhuar që subjekti partiak që ajo përfaqëson të jenë të bashkuar.

Osmani ka thënë se LDK ka nevojë për stabilitet dhe pas këtij kuvendi duhet të ketë ndryshime statusore pasi është e nevojshme një frymë më demokratike.

“Pres që sot të jetë një ditë e qetë, sepse fati i Kosovës është më i rëndësishëm se fati i secilit prej neve, sidomos këshilli i përgjithshëm të marrin për bazë zërin e qytetarëve dhe do të kujdesen që zëri të atribuohet sa më shumë”, ka thënë ajo.

“Përpjekjet e mia do të jenë drejt bashkimit dhe unifikimit sepse s’kam ndërmend tua bëjë qejfin atyre që po duan të bëhemi copë mes vete”, tha ajo.

LIVE – Kuvendi Zgjedhor i LDK-së

Publiée par Kallxo.com sur Samedi 3 août 2019

”Vendimet sa i përket qeverisë së ardhshme do të merren pas zgjedhjes së strukturave të LDK-së”, ka thënë tutje Osmani.

“Kryesia ka të drejtë që të propozojë kandidat, është praktikë normale jo vetëm në LDK por edhe në partitë tjera të qendrës së djathtë… Pas këtij kuvendi duhet të fillojmë me ndryshime statutare, që në mënyrë të lejohet nga statuti një frymë më demokratike”, ka thënë ajo.