Vjedhja e tatimeve nga dyqanet e telefonave mobil - VIDEO

Edicioni i së premtes në ‘Drejtësia në Kosovë’ trajton temën e shmangies së tatimit nga dyqanet të cilat shesin telefona mobil.

Emisioni do të shfaqë pamjet nga kontrolli i inspektorëve tatimor në 17 lokale që merren me shitjen e telefonave.

Filmime ekskluzive që tregojnë të dhënat për mungesë faturash, importe dhe shitje të padeklaruara, dhe punëtorë pa kontrata pune.

Dhe në fund ndiqni rubrikën ‘POLICIA’.

 

‘Drejtësia në Kosovë’ çdo të premte nga ora 22:20 Live në KALLXO.com dhe Gjirafavideo